Vendosni fjalën kyçe....

RAI 3 kronikë drogës së mbjellë në Shqipëri në edicionin kryesor të lajmeve: Është rritur me 1200 përqind (Video)


Televizioni shtetëror italian, Rai 3, i ka kushtuar një kronikë drogës së mbjellë në Shqipëri, prej nga ku ajo mbërrin në vendet e Bashkimit Europian, duke pasur si portë të parë hyrëse, Italinë.

Në edicionin e lajmeve, Rai 3 raporton se mbjellja e kanabisit është rritur me 1200 herë vitin e fundit, ndërsa në kronikë tregohen edhe fotot e marra nga ajri ndërsa theksohet se tashmë kanabisi mbillet në zona të thella malore në sipërfaqe me të vogla por më të shpeshta për të shmangur zbulimin.

‘Nis udhëtimi ynë në Shqipëri që është gjithnjë e më shumë nën morsën e narkotrafikut.’ – thotë folësja e lajmeve në hyrje të kronikës.

‘Prodhimi i kanabisit është rikthyer sërish në modë në Shqipëri. Nga viti i shkuar ka një rritje me 1200%. E tregojnë këto foto të bëra nga ajri që janë marrë nga një raport i rezervuar i policisë që TG3 ka mundur të shohë e lexojë. Janë gjetur rreth 100 mijë bimë të mbjella në sipërfaqe të vogla e të fshehura mirë në male. Një farë kanabisi e importuar nga Vietnami dhe e modifikuar gjenetikisht për të pasur një rritje të përqindjes së substancës kryesore.’ – thuhet në pjesën e parë të kronikës.

Më tej gazetari italian, Valerio Cataldi, merr në intervistë zyrtarin e lartë të policisë, Tonin Vocaj, i cili thotë se operacioni i kryer nga policia kriminale shqiptare e i nisur në vitin 2014 kishte si synim crrënjosjen përgjithnjë të kanabisit në Shqipëri.

‘Në fakt vitin e shkuar bimët e kapura kanë qenë më pak se 1 mijë por tani të dhënat e këtij raporti të ri tregojnë një realitet krejt tjetër edhe pse raporti është ende i rezervuar.’ – vijon kronika.

Në fund të saj flet edhe prokurori i Drejtorisë së Antimafias së Leçes, Giacomo Cataldi, i cili thotë se ‘nëpërmjet këtyre trafiqeve të mëdha të drogës, Shqipëria është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe mafia shqiptare ka treguar një disponibilitet të madhparash gj që i ka mundësuar të hyjë si lojtar i rëndësishëm në trafikun e kokainës dhe në fushat e tjera të krimit’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *