Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e re e SHBA-sa jep deklaratën e parë publike: Do mbështes Shqipërinë në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit


Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në vendin tonë bëri deklaratën e parë publike pas dorëzimit të letrave kredenciale te Presidenti Ilir Meta.

Kim theksoi se SHBA-ja do vazhdojë të qëndrojë krah për krah me Shqipërinë në sfidat që ka përpara për të ndihmuar në të ardhmen për forcimin e shtetit dhe institucioneve.

Gjithashtu, Yuri Kim e theksoi se do punojë me figurat politike shqiptare për çuarjen përpara të reformave dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo ndërtesë e bukur qëndron si testament për forcën e marrëdhënieve tona. Miqësia jonë nuk u ndërtua në një ditë por rrënjët e saj janë të thella. 100 vjet më parë Presidenti Willson ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e bëri, Presidenti amerikan e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur.

Ai priti një përfaqësues shqiptar në Uashington dhe hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në Lidhjen e Kombeve në 1920.

Pas Luftës së Dytë Botërore dy qeveritë tona morën rrugë të ndryshme por edhe pse qeveritë nuk e njihnin njëra-tjetrën popujt tanë vazhduan ta mbanin pranë njëri-tjetrin.

Ne qëndruam të lidhur dhe flisnim mes Zërit të Amerikës, që nuk transmetonte vetëm lajme por edhe shkëndija shprese.

Shkëndija e shpresës ndezi gjithë vendin dhe ne qëndruam me ju në 1991 teksa u çliruat nga vargonjtë e diktaturës dhe komunizmit. Është një moment për të cilin duhet të ndihemi me të drejtë krenarë, ne kemi qëndruar krah jush që atëherë duke mbështetur hyrjen në NATO dhe tani përpjekjet tuaja për të anëtarësuar në BE.

Sot ne qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovraniterit por edhe të së ardhmes së Shqipërisë. Ne e dimë se ka punë të vështira përpara, por dimë edhe se puna e vështirë është me e lehtë kur ke miq dhe aleatë.

SHBA-të janë të përkushtuar ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet aleate me e fortë dhe më e aftë, SHBA janë  të përkushtuar ta ndihmojnë vendit tuaj të forcojë kandidaturën për në BE. Do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën për liri drejtësi dhe nje sistem kur secili të respektojë të njëjtat rregulla.

Pres me kenaqësi të punoj me udhëheqësit e vendit tuaj, që marrin hapa të vështirë por të nevojshme për të zbatuar reformën ne drejtësi, për të luftuar krimin dhe për të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar.

Jam besimolotë që teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë më shumë investitorë do të vijnë drejt Shqipërisë që të krijoje më shumë mundësi për vende pune.

Le të mos ketë dyshime që SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si aleate, partnere dhe mike të vërtetë. Ashtu si qëndruam më ju në 1920, 91, 99, dhe 2009 ne jemi me ju për të mbështetur të ardhmen tuaj si vend demokratik i begatë në familjen evropiane. Ne jemi me ju krah për krah”-deklaroi Ambasadorja ndër të tjera ku e mbylli fjalimin e saj duke dhënë falënderime në gjuhën shqipe.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *