Vendosni fjalën kyçe....

“Bypass-i i Fierit përfundon në 1 maj” – Balluku inspekton punimet në veprën e rëndësishme


Punimet për ndërtimin e bypass-it të Fierit janë drejt përfundimit.

Ministrja e Infrastrukturës, Balluku inspektoi ecurinë e punimeve duke njoftuar edhe planin e masave që janë marrë për periudhën në të cilën qarkullimi në këtë segment do të jetë i bllokuar për përfundimin sa më shpejt të punimeve.

Për të dorëzuar bypass-in e Fierit, te përfunduar dhe te aksesuesëem nga të dyja korsitë sipas të gjitha parametrave të sigurisë rrugore, qarkullimi do duhet të mbyllet deri në datën 1 maj 2020.

Ministrja Balluku tha se ndalimi i qarkullimit të automjeteve në bypassin e Fierit, deri në përfundimin e plotë të tij, do t’i japë mundësi kontraktorit që të punojë me ritëm më të lartë, duke mos rritur edhe kostot.

Ajo shtoi se ndalimi i qarkullimit në bypass-in e Fierit do bëhet duke nisur nga data 27 janar.

‘Sipas të gjitha konsultave dhe duke parë të gjithë nevojën, sigurisht ne mund të vazhdonin t’a linim hapur, por do të humbisnim kohë dhe do kishim kosto më të madhe. Ka pasur një impenjim shumë të madh të Policisë së Shtetit edhe kompanisë kontraktore për të pasur siguri sa më të lartë rrugore në këtë aks, por megjithatë këtu nuk jemi në kushtet maksimale të sigurisë rrugore. Ndaj kemi vendosur dhe ARRSH do të ndjekë gjithë procesin, që bypass-i i Fierit, për tu dorëzuar sa më parë dhe pa kosto shtesë, të mbyllet ditën e hënë në datë 27, për t’i dhënë mundësi kompanisë që të punojë sa më parë për të mbyllur të gjithë problematikat’, tha Balluku.

Me mbylljen e këtij segmenti qarkullimi i mjeteve do të devijohet nga rruga e vjetër e cila kalon përmes Levanit.