Vendosni fjalën kyçe....

Pas takimit në fermën e Mustafës, Kurti e kreu i LDK-së mblidhen brenda universitetit privat


Isa Mustafa e Albin Kurti janë takuar edhe ditën e sotme pas takimit të mbrëmshëm që zgjati deri pas mesnate. Liderët e LDK-së e Vetëvendosjes janë takuar sot në orën 17:00 në mjediset e Universitetit Amerikan në Prishtinë.

Sipas Lajmi.net, në takimin e mbrëmshëm në fermën e Isa Mustafës në Prapashticë, Kurti ka ofruar dorëheqjen e kreut të zgjedhur të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ditën e nesërme në mbrëmje përfundon afati që ka vendosur kreu i LDK-së, Mustafa, për arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse për qeverinë e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *