Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen fabrika në SHBA, thyhen xhamat e banesave pranë, një i plagosur (VIDEO)


Një shpërthim ka ndodhur sot në një biznes në veri-perëndim të qytetit të Houston-it, në Teksas, duke dëmtuar shtëpitë aty pranë.

Sipas CNN, të paktën një person është dërguar në spital, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.

Shpërthimi ndodhi në një fabrikë rreth orës 04:15 të mëngjesit në bllokun 4500 të rrugës Gessner, rreth 18 milje në veriperëndim të qendrës së qytetit, thanë autoritetet.

Një video e postuar në Twitter, e realizuar nga një aparat fotografik që ishte montuar në një dritare në një shtëpi, tregon momentin e shpërthimit në distancë.

Banorët në zonë kanë raportuar dëme në shtëpitë e tyre, përfshirë dritare dhe dyer të thyera. Një banore tha se “tërë tavani ra” në shtëpinë e saj.

“Mendova se shtëpia ishte goditur nga rrufeja. Dhe atëherë kuptova se nuk kishte stuhi”- vazhdoi ajo.

Të paktën një person u dërgua në spital si rezultat i shpërthimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *