Vendosni fjalën kyçe....

Alla niset drejt Tiranës: Do padis Salianjin për video-montazhin, kam besim te drejtësia


Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka deklaruar se do padisë Ervin Salianjin, pas publikimit të videos ditën e djeshme, ku pretendohej se ishte ai duke konsumuar kokainë.

Alla e cilëson si video-montazh materialin ndërsa tha se demokrati është person përsëritës për situata të ngjashme.

Në fund ai thekson se do presë vendimin e drejtësisë lidhur me çështjen në fjalë.

‘Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare.

Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.

Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës’, shkruan Alla.