Vendosni fjalën kyçe....

“Pasuesi i Gjeneralit Soleimani do ketë të njëjtin fat nëse vret qytetarë amerikanë” – Diplomati amerikan


Një diplomat i lartë amerikan tha se Gjenerali Esmail Ghaani, i cili pasoi Gjeneralin e vrarë Soleimani, do pësojë të njëjtin fat nëse do provojë të vrasë qytetarët amerikanë.

‘Nëse gjenerali Esmail Ghaani, shefi i sapoemëruar i Forcës Quds – pjesa sekrete e Trupave elitare të Gardës Revolucionare Islame (IRGC), ndjek të njëjtën rrugë duke vrarë amerikanët, atëherë ai do të pësojë të njëjtin fat,’, tha Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Iranin, Brian Hook.

Kërcënimi vjen teksa tensionet mes dy vendeve janë në maksikum, pas vrasjes së Gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani, jashtë aeroportit të Bagdadit në fillim të janarit.