Vendosni fjalën kyçe....

Pronar i ‘Clubit’ të njohur në Jug dhe ish-futbollist, ky është biznesmeni që u plagos me breshëri kallashnikovi në Sarandë


Personi në foto është biznesmeni Spiro Iljadhi që mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm, pas një atentati në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:50 në lagjen Nr.1 në afërsi të një lokali, ku është qëlluar ndaj biznesmenit me breshëri automatiku.

Ai besohet se është qëlluar me rreth 20 plumba kallashnikovi, dhe pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e qytetit, Iljadhi është nisur me helikopter drejt Traumës. Mirëpo plumbat kapën gjithashtu edhe një kalimtar të rastit, një turist shqiptaro-amerikan me inicialet M. J., 33 vjeç. 33-vjeçari me dy nënshtetësi ndodhej në Sarandë për pushime.

 “Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se biznesmeni 35-vjeçar Spiro Iljadhi është pronari i Club ‘Orange’ në qytetin e Sarandës si dhe ish-futbollist i ekipit të Butrintit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *