Vendosni fjalën kyçe....

“E ka në dorë drejtësia”, Alla flet pas dëshmisë në SPAK


Një ditë pas publikimit të videos së një personi duke pirë kokainë, ku thuhet se është kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ky i fundit ka dhënë deklarimet e tij për rreth një orë në SPAK.

Pas daljes nga prokuroria, Alla nuk komentoi për mediat, ndërsa the vetëm se e e ka në dorë drejtësia. ” E ka në dorë drejtësia. Nuk kam asnjë koment”, u shpreh ai. Ndërsa avokati i tij, Petrit Ismaili, u shpreh se video është montazh dhe se Alla nuk ka arsye të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut.

Prononcimi për mediat:

Çfarë tha zoti Alla në deklarim?

Avokati: Nuk dha asnjë deklarim.

Çfarë pritet të ndodhi?

Avokati: Pritet të zbardhet. Absolutisht nuk e pranon, por që do sqarohemi.

I qëndron zoti Alla deklarimeve të tij sa i takon videos si videomontazh?

Avokati: në atë moztazh video nuk duket qartë, kështu nuk kemi fare çfarë të deklarojmë.

Duhet të japi dorëheqjen për postin e tij?

Alla: Nuk ka lidhje. Prokuroria po heton.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *