Vendosni fjalën kyçe....

“O Zot faleminderit” – Rita Ora prek tokën sa zbret në aeroport (Video)


Rita Ora mbërriti në Kosovë ku u prit nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Sapo zbriti në aeroportin “Adem Jashari”, Rita Ora e preku tokën dhe tha “o Zot, faleminderit”.

Rama publikoi një video në Facebook, ku i uroi asaj mirëseardhjen në vendlindje.

Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora. Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje. Momente të paharrueshme na presin bashkë!”-shkruan kryebashkiaku i Prishtinës.