Vendosni fjalën kyçe....

Studentët rikthehen në protesta, ç’po bëhet te Korpusi Universitar


Një vit pas protestave të dhjetorit të 2018-ës, studentët i janë rikthyer aksionit. Organizata ‘Rezistenca Rinore për Revoltë studentore’ që ka bërë thirrje për protesta dhe në orën 11:00 studentët janë mbledhur tek Korpusi Universitar ku kanë akuzuar qeverinë se ka mashtruar me paktin.

Ata shprehen se nuk janë plotësuar të gjitha pikat e paktit të qeverisë me studentët. Mes tyre studentët përmendën kushtet në konvikte që vijojnë që të jenë problematike, Karta e Studentit nuk është adresuar te nevojat që ata kanë, tarifa e shkollës mbetet e lartë, ankesa ka edhe për bursën e bibliotekën dixhitale.

“Pakti nuk u mbajt në asnjë nga pikat. Tarifat u kthyen ku ishin. Ne paguajmë tarifat që paguanim para një viti. Ata që do të merrnim me ulje ishin për një vit dhe tani do të paguajmë sikur ishin për pjesën dërrumese. Ka përjashtime, por dua të marr një shembull, vetëm ata që kanë dy prindërit invalid mund të marrin bursë. Nuk mjafton një për të marrë bursë. Protesta është në dorë të studentëve. Jemi të revoltuar se asnjë nga pikat e paktit nuk është plotësuar dhe ne do të vijojmë deri kur të plotësohen”.- tha njëri nga studentët.

Kërkesat e studentëve mbeten të njëjtat si ato të para dy viteve.

“Asnjë pikë e paktit nuk është plotësuar nuk është marrë parasysh. Thuhet se është miratuar Karta e Studentit, por ne nuk kemi nevojë për udhëtime në Dubai, nuk kemi nevojë të ulen çmimet 5% te dyqanet e Nozit, se nuk blejmë rroba që kushtojnë 120 euro. Kemi nevojë për kushte më të mira në arsim, ngrohje, jo të marrim batanije me vete. Ne fakultet, te Historia nuk ka libra, edhe pse thuhet se ka bibliotekën më të madhe, por aty ka libra rusë.

Biblioteka dixhitale është katrahurë, aty ka libra që nuk janë të vlefshëm për studentët, të pedagogëve të mi. Ka në gjuhë të huaj, frëngjisht dhe turqisht, ne mësojmë anglisht. Ai është libri ‘Vrima’ i Rita Petros, ndërsa nuk e di cfarë vlere ka për studentet. Për tarifën dua të bëj një lajmërim, studentët do të paguajnë 300 mijë lekë, pasi nëse ke një lëndë të mbartur tarifën do ta paguajmë të plotë. Ata na kanë mashtruar. Jemi të vjedhur dhe të mashtruar. Po flemë gjashtë veta në një dhomë në konvikte, fasada nuk e përmirëson një konvikt. Kryeministri na mashtroi për Paktin për Universitetin. Karta e Studentit nuk na jep asnjë shërbim për jetën studentore”.- theksoi një tjetër student.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *