Vendosni fjalën kyçe....

Frika për një pandemi rritet ndërsa numri i vdekjeve nga virusi në Kinë shtohet në 9


Autoritetet në Kinë dhe më gjerë kanë rritur përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e një koronavirusi të ri si gripi, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në nëntë.

Siç shkruan Reuters, numri i rasteve të prekura nga ky lloj virusi ka shkuar në 440, ndërsa është shtuar dhe dyshimi se virusi kaloi te njerëzit nga kafshët.

Kina dekurajoi mbledhjet publike në provincën e Hubei, ku u shfaq virusi muajin e kaluar dhe ka forcuar masat e kontrollit në spitale, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit (ËHO) do të mbante një takim urgjent për të përcaktuar nëse ky virus përbënte një emergjencë globale shëndetësore.

Virusi është përhapur nga qyteti qendror kinez Wuhan, në Hubei, në Pekin, Shanghai, Macau, Hong Kong dhe më gjerë në Shtetet e Bashkuara, Tajlandë, Korenë e Jugut, Japoni dhe Tajvan.

Qeveria kineze po përpiqet të largojë panikun, pasi qindra miliona njerëz përgatiten të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit për festimet e Vitit të Ri Lunar që fillojnë këtë javë.

Rreth 2,197 persona që ranë në kontakt me të infektuarit po mbahen në izolim, ndërsa 765 janë liruar nga vëzhgimi.

Simptomat e virusit që mund të shkaktojë pneumoni, përfshijnë ethe, kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Nuk ka vaksinë për virusin, i cili mund të kalohet nga personi në person. Pesëmbëdhjetë të personelit mjekësor janë mes të infektuarve në Kinë.

Frika e një pandemie të ngjashme me atë të Sindromës së Rëndë Akute të frymëmarrjes (SARS) që filloi në Kinë dhe vrau afro 800 njerëz në vitet 2002-2003 ka pushtuar tregjet globale, me aksionet e aviacionit dhe mallrave luksoze që kanë goditur veçanërisht juanin kinez.

Me fjalën Pandemi kuptohet përhapja një sëmundjeje e cila i kalon kufijtë e shteteve dhe kontinenteve. Ndryshe nga epidemia, Pandemia nuk është e kufizuar në një vend të caktuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *