Vendosni fjalën kyçe....

I dyshuari për vrasjen e 28-vjeçarit nga Dibra është miku i tij, kishin qenë bashkë dhe në Francë


Të tjera detaje bëhen me dije nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu në zonën e “Astirit” në Tiranë, që ndodhi dy netë më parë.

Sipas “BalkanWeb”, i dyshuari për vrasjen e të riut mendohet se ka qenë shok me viktimën dhe madje kanë qenë bashkë edhe në Francë dhe Zvicër.

Personi që ka vënë policia në kërkim është identifikuar si Noel Dishi me origjinë nga Dibra, por banues në Sukth.

Uniformat e policisë, kanë marrë në pyetje familjarët e të dyshuarit në Sukth të cilët kanë thënë se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

Familjarët kanë treguar gjithashtu se prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe N. Dishit ka ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë por asnjëri nuk e dinte arsyen. 

Policia sot ka shpërndarë një njoftim për mediat, ku theksohet se janë mbledhur prova të mjaftueshme që fajësojnë Dishin për ngjarjen.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir.

Si rezultat i punës profesionale, reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë dhe  bërjes së një sërë veprimesh proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari V. T.

Bazuar në veprimet e kryera dhe  provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke  vrarë shtetasin V. T.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.

Policia e Tiranës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe fton qytetarët për të bashkëpunuar më tej, në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurtë”. – thuhet në njoftimin e policisë.

Noel Dishi mendohet se është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Golf 6”, i ndihmuar nga një person tjetër, por ka lënë pas armën e krimit. Ai është kapur edhe nga kamerat e sigurisë duke u larguar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *