Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin në Tiranë ambasadorja e re amerikane, Yuri Kim


Ka mbërritur në Shqipëri ambasadorja e re amerikane, Yuri Kim. Ajo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe pas një ndalese të shkurtër në sektorin’ VIP’ është nisur drejt Tiranës, shkruan TCH.

Kim është diplomatja e tretë femër që do drejtojë Ambasadën Amerikane në Shqipëri. Marisa Lino (1996-1999) e Marcie Ries (2004-2007) kanë qenë më herët shefet e selisë diplomatike amerikane në Tiranë.

Kim është ambasadorja e parë koreano-amerikane dhe ka shërbyer më herët në Departamentin Amerikan të Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Ajo ka qenë edhe drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *