Vendosni fjalën kyçe....

Greta Thunberg akuzon median shtetërore të Kinës për bullizëm


Greta Thunberg ka akuzuar median shtetërore kineze për bullizëm ndaj saj në një artikull të ashpër që vuri në dyshim nëse ajo është vegane, duke komentuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kilogramët e saj.

Artikulli i botuar javën e kaluar nga China Daily, një gazetë në pronësi të departamentit të propagandës së Partisë Komuniste Kineze në pushtet, nënkupton se Thunberg po gënjente për dietën e saj pa mish.

“Edhe pse ajo pretendon të jetë vegjetariane, duke gjykuar nga rezultatet e rritjes së saj, emetimet e saj të karbonit në të vërtetë nuk janë të ulëta”, shkroi gazetari i China Daily, Tang Ge.

Thunberg, e cila është vegane, iu përgjigj artikullit në Twitter të premten.

Ajo përshkroi se si të bullizohej për shkak të peshës nga një krah i qeverisë kineze ishte një “përvojë mjaft e çuditshme”.

“Të bullizohesh për shkak të peshës nga media shtetërore kineze është një përvojë mjaft e çuditshme edhe nga standardet e mia. Por pa dyshim që do të jetë pjesë e CV’së sime,” -shkroi Thunberg.

Aktivistja 18-vjeçare është kritikuar rëndë nga China Daily që kur postoi pak javë më parë, për t’i bërë thirrje Kinës të bëjë më shumë për të ndihmuar në krizën klimatike.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *