Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Tryeza për reformën zgjedhore, si marrëveshje shfajësimi mes palëve


Presidenti Meta ka thënë se tryeza për reformën në drejtësi e ditëve të fundit i ngjan më shumë se një marëveshjeje shfajqësimi sesa një tryeze ku palët kanë marrë përgjegjësinë e duhur për këtë reformë të rëndësishme.

Në një intervistë për ABC News kreu i shtetit ka shprehur gatishmërinë për një tjetër tryezë ku të ketë më shumë përgjegjshmëri.

‘Jemi më shumë në një marrëveshje shfajësimi të palëve sesa në një tryezë kur palët kanë marrë përgjegjësinë. Ky është një hap i vogël pozitiv sepse miratimi i kësaj reforme ishte një nga kërkesat e para të Bundestagut, duke shpresuar që të mos ketë ndinjë surprizë rrugës. Kërkohet një tryezë tjetër më e përgjegjshmë, pasi reforma nuk zgjidh ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por është mjaft vonë, pasi dëmet janë bërë’, tha ai.

Kreu i shtetit lëshoi një mesazh lidhur me protestën e 21 janarin 2011, duke thënë se politika nuk duhet të përdorë dhunë për të arritur objektivat politikë në mënyrë të pandershme.

‘Ai 21 janar na kujton se politika ka përdorur dhunën për të arritur objektivat politike në mënyrë të pandershme. Kjo na tregon se sa e rëndë është situata kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla. Na kujton se duhet të heqim dorë nga dhuna për të arritur qëllime politike’, shtoi Meta.

Presidenti Meta deklaroi ka deklaruar sot se reforma në drejtësi ka marrë një goditje të rëndë me zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Meta tha gjithashtu se nuk i trembet asnjë sistemi drejtësie në Shqipëri apo botë.

‘Është shumë për të ardhur keq se në ditën që është bërë betimi i anëtarëve të SPAK në 19 dhjetor në mes gaboj, ka qenë një ditë e mbushur me urime të jashtëzakoshme nga të gjithë nga PD, LSI, nga mazhoranca po e po dhe nga të gjitha amabsadat. Ajo që më bëri përshtypje ishte një mesazh te ‘Opinion’ lidhur me pyetjen a do ketë sukses SPAK, ishte shumë shumë interesante që 74% nuk ishin besim. Po të bëjmë një vlerësim tani, pas kësaj që ndodhi me gjykatën kushtetuese. Unë mendoj se po të krahasojmë ose sipas një sondazhi tjetër ku pyetja ishte a po realizohet reforma, 86% e qytetarëve mendonin se reforma po realizohet. Këto qytetarë para disa vitesh kishin të tjera pritshmëri. Reforma mori një goditje në zemër, që në momentin që u zgjodh prokurori i përgjithshëm i përklohshëm. Këtu përgjegjësia kryesore është e mazhorancës dhe e atyre që bënë noterizim antikushtetues.

Presioni dhe kontrolli politik nga ana e mazhorancës ndaj drejtësisë është evident. Ilir Meta nuk i druhet dhe si është druajtur asnjë sistemi në drejtësi në Shqipëri dhe botë. Kam qenë politikani më i monitoruiar nga të gjithë.’ – shtoi Meta.