Vendosni fjalën kyçe....

Trump ironizon ‘profetët e ndryshimeve klimatike’ dhe parashikimet e tyre ‘apokaliptike’ (Video)


Presidenti amerikan Donald Trump ka kundërshtuar hapur ata që i quan ‘profetët e dënimit të mjedisit dhe parashikimet e tyre për apokalipsin’ si persona që japin alarmin por në fakt kërkojnë fuqi absolute për të kotrolluar gjithçka.

‘Ata janë trashëgimia e profetëve të fatkeqësisë së djeshme,’ shtoi Trump, duke thënë se parashikime të ngjashme të mëparshme të ndëshkimit nga mjedisi përfshinin frikën e mbipopullimit të viteve 1960 dhe shqetësimet e pikut të naftës në vitet 1990.

‘Këta që japin alarmin gjithmonë kërkojnë të njëjtën gjë. Fuqi absolute për të dominuar, shndërruar dhe kontrolluar çdo aspekt të jetës sonë.’ – tha ndër të tjera Trump.

Trump gjithashtu u tha personave të pranishëm në sallë se SHBA-ja do të bashkohet me nismën ‘e një trilion pemëve’ të nisur në sesionin e forumit të këtij viti nën të cilin fondet publike dhe private do të përdoren për të mbjellë numrin e madh të pemëve deri në fund të kësaj dekade.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *