Vendosni fjalën kyçe....

Daut Haradinaj: Mes mjekëve nga Serbia që po hyjnë në veri mund të ketë dhe agjentë serbë ose rusë


Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj, ka paralajmëruar autoritetet në Kosovë që të tregojnë kujdes me mjekët që po hyjnë nga Serbia në Kosovë, pasi sipas tij mes tyre mund të ketë njerëz të infiltruar nga shërbimet inteligjente.

 “Duhet të jemi të kujdesshëm kur të flasim për institucionet tona. Nuk shoh që ka probleme shumë të mëdha, por duhet pasur parasysh që ujku do mjegull. Në raport me situatën në veri, veten nuk e shoh në opozitë, por pjesë të institucioneve. Realiteti në veri është ky që është, prej 99-ës e deri sot. Në këto rrethana, duhet të jemi shumë unik dhe duhet pasur shumë kujdes. Nuk duhet të provokohen situatat e konfliktit në këtë situatë pandemike”, tha për T7 deputeti, i cili është dhe vëllai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryeministri aktual Albin Kurti, pati thënë se mjekët serbë vijnë e shkojnë nga Kosova dhe kjo nuk është diçka e pazakontë. Por Daut Haradinaj, këmbëngul se mund të ketë njerëz të inteligjencës serbe apo ruse mes tyre.

“Nuk është e vërtetë që mjekët shkojnë e vijnë si thotë kryeministri. Ka marrëveshje, por duhet pasur kujdes që në mesin e tyre të hyjnë njerëz të inteligjencës serbe apo ruse. Duhet të jemi bashkë që ta ruajmë Kosovën të pandarë dhe të pacenueshme”, ka thënë Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *