Vendosni fjalën kyçe....

Hapet gara për parkun fotovoltaik të Divjakës, investimi rreth 100 milionë euro


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi këtë të hënë nisjen e garës ndërkombëtare për investitorët e interesuar për projektin e parkut fotovoltaik të Divjakës që do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 MW.

Në një ceremoni ku u dhanë detajet e para të projektit Ministria Belinda Balluku nënvizoi se projekti ka një vlerë të përllogaritur rreth 100 milionë euro dhe do te vendoset ne nje hapesirë prej 198 hektarësh në bashkitë fier dhe Divjakë.

“Parku fotovolatik i Karavastasë më i madhi i projektuar në vend  me 140 MW është i ndarë i ndarë 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe dhe 70 megavat me çmim të rregulluar. Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do blihet nga OSHEE.  Ky projekt është hartuar duke pasur në bazë një studim të Bankës Botërorë që ka nxjerrë tre zonat me rrezatimin më të lartë në vend. Çmimi i rregulluar është paracaktuar në 55 euro duke pasur parasysh teknologjitë e tregut dhe mesataren e kostos së prodhimit. Ky është edhe çmimi më i ulët që ne kemi siguruar” tha Balluku.

Ministrja nënvizoi se investitorët e interesuar do të kenë mundësi të marrin një paketë të plotë dokumentacioni dhe informacioni mbi projektin ndërkohë që theks i rëndësishëm i është vënë politikës mjedisore.

Një tjetër hap që ezaurohet që në momentin e parë është se nuk do të ketë fazë negocimi mes OSHEE por kontrata është pjesë e dokumentacionit të këtij ankandi. Ndërkohë lidhur me projektin vetë Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi javën e shkuar lejen e zhvillimit.

Nëse respektohen të gjithë afatet sipas një kalendari ministria pret që në 16 mars të dorëzohen ofertat dhe në 3 maj 2020 të kemi një kontratë të nënshkruar.

Ky është parku i dytë për të cilin hapet një garë ndërkombëtare. I pari ishte Akërnia në vitin 2018 i cili u fitua nga kompania India Power për një çmim 59.9 euro/MWh por që zvarritja e nënshkrimit të kontratës ka bërë që ende të mos ketë nisje të punimeve.

Për këtë mes Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë ka pasur përplasje në raportin e fundit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *