Vendosni fjalën kyçe....

Gjiknuri dhe Hajdari letër OSBE-së, i kërkojnë ekspert për Reformën Zgjedhore


Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari në cilësinë e bashkë-kryetarëve për Reformën Zgjedhore i janë drejtuar me një letër zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut në OSBE për një ekspert i cili së bashku me ekspertët vendas do ndihmojë në draftet për reformën.

Në letrën drejtuar ambasadorit i cili kryeson zyrën e OSBE-së të vendosur në Varshavë të Polonisë, sqarohet puna e komisionit “Ad Hoc” të ngritur nga aktorët politikë në vendin tonë për Reformën Zgjedhore një komision i ngritur që prej 2013 por që e ka shtyrë mandatin deri në shkurt 2020 thuhet në letër.

Letra drejtuar OSBE-së

Mazhoranca së bashku me opozitën e bashkuar jashtë parlamentin si edhe opozitën brenda parlamentit krijuan pak ditë më parë Këshillin Politik i cili do adresojë të gjitha diskutimet lidhur me Reformën Zgjedhore e cila është edhe një nga kushtet e Bundestagut gjerman.