Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Gjiknuri: Po spekuloni, unë fola për një vendim tjetër


Ish-ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ka reaguar pas shkrimit të publikuar në Hashtag.al, lidhur me gjyqin e arbitrazhit ndaj biznesmenit Francesco Becchetti.

Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Gjiknuri shkruan se shkrimi i publikuar është spekulativ pasi vendimi i arbitrazhit, ai i ndërmjetëm dhe më pas përfundimtari, i publikuar zyrtarisht nga gjykata dhe media asokohe, i dha Shqipërisë 7 milionë euro dëmshpërblim.

Ndërsa vendimi që qarkullon së fundmi, deklaron Gjiknuri nuk ka lidhje me këtë proces arbitrazhi.

“Për spekulantët e rëndomtë e përsëritës që mbushin portalet me shpifje. Ja ku është postimi i kryer prej meje në përfundim të procesit të arbitrazhit mes qeverisë shqiptare dhe Shoqërisë Hydro S.R.L. për çështjen e hidrocentralit të Kalivaçit. Vendimi i ndërmjetëm e më pas vendimi final i publikuar zyrtarisht nga gjykata dhe nga media në atë kohë, i dha fitoren Shqipërisë dhe dëmshpërblimin me rreth 7 milion Euro. Vendimi që qarkullon sëfundi në media nuk ka lidhje fare me këtë proces arbitrazhi të ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i fituar por ka të bëjë me një tjetër proces dhe tjetër objekt. Për fatin e tyre të keq, spekulantët u kapën sërish në shpifje!” – shkruan Gjiknuri në reagimin e tij.

Në këtë periudhë, çëshja kishte vajtur e gjitha në arbitrazhin e Bankës Botërore.

Pikërisht për këtë arsye, avokatët e Francesco Becchetti-t, menjëherë pas deklaratës së ish-ministrit Gjiknuri në janar të vitit 2018, thanë se ky është një vendim ishte i i pjesshëm dhe se mund të zhbëhej tërëzisht në zinxhirin e proceseve, siç edhe ndodhi.

(Deklaratën e plotë të avokatëve të Becchetti-t e lexoni këtu)

Hashtag.al i njeh shkrimit të vet vetëm një lapsus. Faktin që deklaruam se zoti Gjiknuri e kishte hequr postimin në Facebook të vitit 2018.

Në fakt postimi nuk rezulton i fshirë, ndonëse para publikimit të shkrimit tonë, nuk rezultonte as i shfaqur në murin e tij të Facebook. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *