Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk mund të prodhojë një smartphone nëse Apple e Google bllokojnë Twitter-in


Shefi i Twitter-it, Elon Musk ka thënë se është i hapur për të krijuar smartfonin e tij ‘alternativ’ në rast se gjigantët e teknologjisë lëvizin për të hequr nga platformat faqen e tij të mediave sociale, duke sugjeruar se ai nuk do kishte rrugëzgjidhje tjetër.

Duke iu përgjigjur një propozimi nga eksperti konservator Liz Wheeler se miliarderi duhet të ‘prodhojë smartfonin e tij’ nëse Apple e Google do largonin Tëitter nga dyqanet e tyre të aplikacioneve, Musk tha se nuk e përjashtonte këtë mundësi, megjithëse shprehu një ngurrim ndaj konceptit.

“Sigurisht që shpresoj që të mos ndodhë kështu, por, po, nëse nuk ka zgjidhje tjetër, do bëj një telefon alternative.” – tha ai të premten.

Musk, i cili bleu 44 miliardë dollarë Twitter-in muajin e kaluar, ka deklaruar vazhdimisht synimet e tij për të mbrojtur fjalën e lirë në këtë faqe interneti, madje duke shpallur një ‘amnisti të përgjithshme’ për llogaritë e pezulluara ‘me kusht që ata të mos kenë shkelur ligjin ose të jenë përfshirë në veprime të papranueshme’.