Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se përdhunoi të miturën në zonën e plazhit, arrestohet 18-vjeçari në Durrës


Një 16-vjeçare në Durrës dyshohet se është abuzuar seksualisht.

Policia e qytetit bregdetar ka arrestuar lidhur me ngjarjen një 18 vjeçar me inicialet D.M. Ai dyshohet se është personi që ka abuzuar me forcë të miturën.

“Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *