Vendosni fjalën kyçe....

Shefja e Infektivit: Kemi vende bosh për të sëmurët me Covid-19


Kryeministri Rama ka shpërndarë, ashtu siç paralajmëroi dje, pamje nga spitali Infektiv në Tiranë ku po kurohen të prekurit nga Covid-19.

Në videon e publikuar shfaqet shefja e spitalit, Najada Çomo, e cila shpegon gjatë bashkëbisedimit me gazetarin mbi protokollet e mjekimit që ndiqen në spital.

“Ne mjekojmë në bazë të udhërrëfyesve tanë duke marrë praktikat më të mira të vendeve të tjera. Protokolli përmban shumë elementë. Kemi antibiotikë, antiviralët si hidroksiklorokina, është protokoll që ka shumë elementë. Remdesiviri përdoret nga ne, furnizohet nga qeveria dhe është bar që përdoret vetëm në kushte spitalore për pacientët që janë të rënduar nga ana shëndetësore.” – tha Çomo.

Kjo e fundit pohoi se spitali Infektiv ka një kapacitet prej 120 shtretërish ndërsa ka ende krevate bosh.

Po kështu, Çomo tha se pacientët që qëndrojnë jashtë në ambulancë vlerësohet gjendja e tyre e më pas vendoset nëse do shtrohen në spital.

“Kapacitetet janë 120 këtu, nuk janë ezauruar. Ne kemi shtretër të lirë këtu, por pacientët që janë më mirë i kalojmë në Covid 3. Sa për pacientët në ambulancë ata qëndrojnë aty, jo se nuk ka shtretër, por ka një triazh që bëhet nëse i plotëson apo jo pacienti kushtet për të hyrë brenda.” – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *