Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen një çift bashkëshortësh


Një çift bashkëshortësh dyshohet se janë plagosur pas të shtënave me armë në zonën e Alliasit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Njazi Meka’ brenda një banese, ndërsa të plagosur kanë mbetur një burrë e një grua, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Të dy janë dërguar me shpejtësi në Spitalin e Traumës, ndërsa gjendja e tyre nuk dihet.

Tiranë/Informacion Paraprak

‘Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *