Vendosni fjalën kyçe....

“Tirana e Shkupi kanë bërë progres në sistemin e drejtësisë e luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit” – Ministri gjerman


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha sot se Komisioni Europian i dha sot Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut një dëftesë të mirë.

Në një deklaratë tijën, publikuar nga ambasada gjermane Mass thotë ndër të tjera se sipas raportit dy vendet kanë bërë progres të qartë në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Ai shtoi se Gjermania do angazhoet për hapjen e shpejtë të negociatave për të dy vendet.

‘Komisioni Evropian i dha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përsëri një dëftesë të mirë. Të dy vendet kanë bërë progres të qartë në reformat e rëndësishme – para së gjithash në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne ndajmë vlerësimin pozitiv të Komisionit të BE-së. Për këtë arsye ne do të angazhohemi në rrethin e BE-së për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit me të dy vendet. Negociatat e anëtarësimit janë instrumenti më i mirë për t’u dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbështetjen më të mirë të mundshme dhe për t’u kërkuar atyre progres të mëtejshëm.’ – tha Mass.

Më tej ai shton se dy vendet presin një sinjal inkurajues nga BE-ja dhe se Brukseli e Berlini ka nevojë për shtete ligjore demokratike të qëndrueshme e efikase në Ballkanin Perëndimor.

‘Pa një sinjal inkurajues të BE-së, ne do të rrezikonim përparimin e madh të viteve të fundit. Kjo do të dëmtonte interesat e BE-së dhe të Gjermanisë. Ne kemi nevojë për shtete ligjore demokratike, të qëndrueshme dhe efikase në Ballkanin Perëndimor.’ – mbyll deklaratën Mass.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *