Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Në 2019 qeveria dha 230 milionë euro tendera pa garë, ka krijuar shtet paralel me abuzimet


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin me tenderat e dhënë nga qeveria duke i cilësuar si të paracaktuar, korruptivë për një grup të favorizuar.

Sipas saj korrupsioni me tendera ka shkaktuar një shtet paralel brenda shtetit. Në vitin 2019, nga 5721 tendera 38,5% e tyre janë dhënë pa garë të cilat kapin vlerën e 230 milionë eurove.

“Nuk ka sjellje më kriminale se sa grabitja e çdo prone e pasurie publike nga kjo qeveri. përmes tenderave, koncesioneve, ligjeve speciale e favore ndaj një grupi të favorizuar që sot de facto po qeveris.

Partia Demokratike ka denoncuar në këto 6 vite afera korruptive të cilat nëse do të ishin hetuar do të kishin vënë para drejtësisë këdo qe i ka ideuar, firmosur e miratuar. Por, në morinë e aferave korruptive ajo me tenderimet është nga më skandalozet.

Gjatë vitit 2019 qeveria ka kryer 5721 tendera nga të cilët 38,5% e tyre janë dhënë pa garë, që do të thotë pothuajse 1 në 2 tendera jepet pa garë, duke shkelur ligjin e duke grabitur buxhetin e shtetit. 230 mln euro jepen pa gare i jepen miqve, janë të paracaktuara”-shkruan Tabaku.

Me zbatimin e ligjit do ishin kursyer 38.5 milionë euro të cilat do ishin të mjaftueshme për një fond emergjencash.

Nëse do të ishte zbatuar ligji për ofertën më të ulët atëherë do të ishte kursyer 38,5 mln euro të mjaftueshme për një fond emergjencash për të përballuar situata si ajo e 26 nëntorit. Për vitin 2019 procedurat e tenderimeve ku vlera e fondit është e barabartë me vlerën e kontratës është thuaje 50% e procedurave. Kjo do të thotë që 1 në 2 tendera janë paradakordësuar mes qeverisë dhe kompanisë ofertuese dhe pikërisht kjo është një nga pikat më të nxehta në gjithë raportet ndërkombëtare.

Kjo qeveri ka ngritur një shtet paralel të korrupsionit dhe shkeljeve që i kushton shqiptarëve mbi 230 mln euro nga tenderat vetëm në 2019. Shkeljet e tenderave nuk lidhen vetëm me ofertat e pakërkuara ose konkuruesit e vetëm. Ato gjithashtu lidhen edhe me datat dhe ditët e ofertave qe shkelen ditën për diell. Jo pak herë ofertuesit kanë dorëzuar dokumentet në ditë të tjera nga konkurrenti”-thotë ndër të tjera Tabaku në një postim në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *