Vendosni fjalën kyçe....

Policia arreston një iranian pranë resortit të Donald Trump në Florida, mbante në makinë thika, sëpatë e hanxhar


Policia në Florida ka arrestuar një shtetas iranian të armatosur me thika në Palm Beach. I dyshuari, Masoud Yareioeill Zoleh, u mor në paraburgim në Urën Memoriale të Flagler të Premten në mëngjes.

Sipas mediave lokale, ai kishte në makinë 22,000 dollarë, një hanxhar dhe një sëpatë, përveç thikave. Iraniani kishte ngjallur shumë dyshime dhe autoritetet morën një telefonatë në lidhje me Zoleh. Policia tha se burri nuk dukej të kishte një adresë të caktuar ose të njohur.

Siç shkruan Daily Mail, kishte gjithashtu raporte se një njësi bombe ishte thirrur për të kontrolluar makinën e burrit iranian, që ishte parkuar në parkingun e aeroportit.

Kjo ngjarje vjen ditë pasi zyrtarët iranianë ofruan një çmim prej 80 milion dollarësh për vrasjen e Presidentit Donald Trump.

Ura përkujtimore e Flagler ku u arrestua iraniani, është rreth katër milje larg klubit të presidentit Trump “Mar-a-Lago”, por ky i fundit aktualisht ndodhet në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington DC.

Trump kohët e fundit i kaloi pushimet në resortin Mar-a-Lago, dhe ka mundësi që ai të kthehet sa më shpejt fundjavën e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *