Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 26-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një i ri.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku dy automjete njëri tip “Benz” e tjetri “Volswagen” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Drejtuesi i “Benz”-it, 26-vjeçari Nikola Sokoli ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër ka mbetur i plagosur. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi i Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volksëagen” për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S. 26 vjeç Malësi e Madhe drejtuesi i mjetit tip”Benz” si dhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç banues Malësi e Madhe.

Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *