Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në Afganistan, vriten dy ushtarë amerikanë e plagosen dy të tjerë


Dy ushtarë amerikanë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një shpërthim në Afganistan, sipas një deklarate të NATO-s, raporton Reuters.

Sipas raporteve zyrtare, shpërthimi ndodhi të shtunën në provincën Kandahar të vendit. Zyrtarët e NATO-s konfirmuan më herët se një shpërthim kishte goditur ushtarakët amerikanë, por pa raportuar për viktima.

Më pas u raportua se dy ushtarë amerikanë kishin humbur jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit. Sulmi u mor përsipër nga talibanët, sipas një deklarate nga zëdhënësi i grupit, Qari Yusouf Ahmadi.

Më shumë se 2,400 ushtarë amerikanë janë vrarë në Afganistan që nga fillimi i pranisë së SHBA-së në vend, me shumicën e sulmeve të kryera nga talibanët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *