Vendosni fjalën kyçe....

Serbët revoltohen kundër reklamave me Rita Orën në Beograd: Mbështetëse e UÇK-së


Mediat serbe shkruajnë kundër këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora, duke e konsideruar skandal faktin se përse ajo shfaqet nëpër tabelat reklamuese në Beograd.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”, ky është titulli që ka zgjedhur gazeta serbe “Informer“.

Me shumë zemërim dhe dyshim, serbët nuk duan që Rita Ora të promovojë një markë perëndimore stolish të çmuara në vendin e tyre.

Informer” e quan Rita Orën mbështetëse të UÇK-së që ka bërë thirrje për Shqipërinë e madhe.

“Kjo e preferuara e Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, e cila këndoi në festën e 10 vjetorit të pavarësisë së shtetit të rremë të Kosovës dhe që nuk humbet mundësinë për të treguar ‘shqiponjën shqiptare me dy koka’  në çdo paraqitje, shfaqet në tabelat e më shumë se 27 lokacione ekskluzive në të gjithë Beogradin. Ju mund ta shihni këtë grua serbe në Shtëpinë e Asamblesë Kombëtare, në ndërtesën e Qeverisë serbe, në Slavia, Sheshin e Republikës, Terazije, në Pallatin e Serbisë dhe në vendet e tjera të trafikut.”, shkruan gazeta serbe.

Kjo gazetë madje ka realizuar një sërë intervistash më të rinj në kryeqytetin serb ku i pyet ata sesi ndihen që Rita Ora shfaqet në qendër të Beogradit.

“Kjo është e tmerrshme dhe është një dëshmi e nivelit të ulët të vetëdijes kombëtare të serbëve. Vendi ynë nuk duhet të lejojë një këngëtare shqiptare që mbështet kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’ në tabela në të gjithë kryeqytetin. Ligji urgjentisht duhet të hartohet dhe miratohet për të ndaluar publikimin e reklamave me përmbajtje anti-serbe. Ka shumë njerëz në vendin tonë që janë të gatshëm të punojnë kundër interesave të njerëzve të tyre për hir të përfitimit material”, thekson një i ri serb i intervistuar nga gazeta.

Informer” shkruan se analistët, tregtarët dhe këngëtarët vendas besojnë se kjo është skandaloze dhe urgjentisht duhet të miratohet një ligj i ri për të ndaluar reklamat me përmbajtje anti-serbe. “Përveç kësaj, ata pretendojnë se këngëtarët serbë janë praktikisht të ndaluar në Prishtinë dhe se këngët e tyre nuk mund të dëgjohen, e lëre më të shfaqen në një billboard.”, vijon artikulli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *