Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet si drejtues i kryesisë së OSBE-së: Do ta nis nga Ukraina


Sot Shqipëria mori zyrtarisht drejtimin e OSBE-së. Në një fjalim nga Vjena, kryeministri Edi Rama renditi disa nga objektivat që Shqipëria do të ketë gjatë këtij kryesimi, mes të cilave ai përmend zgjidhjen e konflikteve si edhe garantimin e paqes dhe demokracisë.

“Kur isha në krye të qeverisë më dukej shumë e ashpër, kur isha në krye të oozitës, më dukej shumë e butë. Përtej shakave, pa OSBE gjithçka që ne dëgjojmë do të ishin më shumë probleme për t’u zgjidhur. Dua të jap diçka mbrapsht për organizatën tonë sepse OSBE i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë për shumë vjet.

Ndërkohë që Evropa shoqërohet nga konfliktet dhe bota nuk është fort mirë, puna jonë është edhe më e nevojshme, për të qenë relevantë. Paqja dhe demokracia nuk duhet të jenë thjesht fjalët e përbashkëta, por objektivat tonë të përbashkët për organizatën. Rruga për paqen e qëndrueshme mbetet e gjatë. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të Kryesisë sonë”, tha Rama.

Kryeministri tha se në krye të axhendës së tij është konflikti në Ukrainë:Përparsia e Shqipërisë mbështet për ta nisur nga bazat. Të bëjmë dallimin në terren. OSBE-ja mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe pas konflikti. Duhet të promovojmë punën pranë njerëzve. Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Ka pasur sinjale inkurajuese, i përgëzojmë. Rruga për paqen e qëndrueshme mbetet e gjatë. Do të mbështesim përpjekjet e grupit tre palësh. Ukraina do të jetë destinacioni im i parë si kryesues i OSBE-së. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të axhendës sonë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *