Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet shkaktojnë probleme të mëdha në Indonezi, shkon në 66 numri i viktimave


Numri i vdekjeve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e tokës që goditën kryeqytetin indonezian, Jakarta, u rrit në 66, tha të hënën autoriteti shtetëror i menaxhimit të katastrofave.

Agus Wibowo, zëdhënësi i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, tha në një deklaratë se disa nga banorët e goditur nga katastrofa filluan të kthehen shtëpitë e tyre. Wiboëo tha se përmbytja në kryeqytet dhe qytetet e afërta vijon të zvogëlohet dhe disa zona rreth Jakartas, Lebak Regent, Bogor City dhe Depok Regence janë tharë.

Një total prej 169 zonash në të gjithë Indonezinë u raportuan të mërkurën e shkuar si të përmbytura.

E vendosur në brezin ekuatorial, Indonezia me klimën e saj tropikale shpesh vuan nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave, të shkaktuara kryesisht nga reshjet midis tetorit dhe prillit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *