Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me autobusin në Rubik, një i vdekur


Një person ka humbur jetën sot në Rubik pas një aksidenti rrugor.

Sipas informacioneve të para të policisë, në Rubik janë përplasur një autobus i një agjensie turistike me një makinë tip “Alfa Romeo”. Si pasojë e përplsjes, ka humbur jetën në vend drejtuesi i makinës Led Caka.

Po ashtu kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona të cilët ndodheshin në autobus. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjensie turistike me drejtues K.M., me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *