Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina fiton arbitrazhin ndaj Gazprom, kompania ruse i paguan 2.9 miliardë dollarë


Gjiganti rus i gazit Gazprom njoftoi të Premten se i ka paguar 2.9 miliardë dollarë amerikanë ndërmarrjes shtetërore të gazit të Ukrainës, Naftogaz, në bazë të një vendim të marrë nga Instituti i Arbitrazhit i Dhomës së Tregtisë së Stokholmit.

Rusia dhe Ukraina nënshkruan një protokoll javën e kaluar, duke rënë dakord mbi kushtet për kalimin e gazit rus në Evropën perëndimore përmes Ukrainës.

Sipas protokollit, Gazprom do të paguajë 2.9 miliardë dollarë amerikanë si kompensim për Ukrainën deri më 29 dhjetor, në mënyrë që të zgjidhë një mosmarrëveshje të gjatë për tarifat e tranzitit për gazin e transportuar në Europën perëndimore.

Ukraina është një rrugë kryesore tranziti për gazin rus drejt Europës perëndimore. Protokolli do të hyjë në fuqi më 1 janar dhe do të zgjasë pesë vjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *