Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohen me hanxhar të ftuarit në festën e rabinit në Nju Jork, 5 të plagosur


Të paktën pesë persona janë qëlluar me thikë në shtëpinë e një rabini në shtetin e Nju Jork. Në këtë shtëpi ishte organizuar një festë fetare kur një person me hanxhar hyri brenda, sipas Këshillit Ortodoks Hebre të Çështjeve Publike (OJPAC).

I dyshuari ka goditur të pranishmit në festë dhe më pas është larguar. Njëri nga viktimat u plagos me thikë të paktën gjashtë herë, shkruan BBC.

Sulmi erdhi një ditë pasi policia e Nju Jorkut tha që po rriteshin patrullimet në rrethet hebraike pas kërcënimeve për sulme antisemitike.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 të së shtunës në zonën e quajtur Monsey. “Shtëpia kishte dhjetra njerëz atje”, tha Yossi Gestetner, bashkëthemelues i OJPAC për rajonin e Hudson Valley.

Një 65 vjeçar, Aron Kohn, në i cili ndodhej në shtëpinë e rabinit tha për mediat: “Unë po lutesha për jetën time. Ai filloi t’i sulmonte njerëzit menjëherë sapo hyri në derë. Ne nuk kishim kohë të reagonim fare.”

Kohn tha që sulmuesi më pas u përpoq të hynte në një sinagogë pranë shtëpisë, por njerëzit brenda kishin mbyllur derën.

Ai u largua më pas nga vendi i ngjarjes me një makinë dhe disa dëshmitarë shënuan targën. Policia lajmëroi më vonë se ata kishin lokalizuar një automjet që përputhej dhe arrestoi një të dyshuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *