Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët një pallat në Pogradec


Përfshihet nga flakët një pallat në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë përballë kishës, ku flakët kanë përfshirë fillimisht një apartament në katin e pestë të pallatit.

Aktualisht zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën të mundur vënien e flakëve nën kontroll. Policia ndodhet gjithashtu në vendngjarje.

Banorët e pallatit janë evakuuar ndërsa ende nuk kemi informacione zyrtare nga policia mbi ngjarjen.

(Lajmi në përditësim…)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *