Vendosni fjalën kyçe....

4 aktivistët e OP përfundojnë në komisariat për protestën te qendra tregtare, tregojnë dhunën e përjetuar nga rojet e sigurisë


Katër aktivistë të Organizatës Politike për shkak të veprimeve të tyre janë përfshirë në një konflikt me personelin e sigurisë së qendrës tregtarë “TEG” në pronësi të Samir Manes.

Katër aktivistë ndodheshin në qendrën tregtare po shpërndanin fletë palosje me mbishkrimin “Samir Mane shtyp punëtorët” dhe më pas janë ndaluar nga personeli i sigurimit dhe ata kanë denoncuar se është ushtruar dhunë ndaj tyre.

Mbrëmë rreth orës 18 një grup aktivistësh të Organizatës Politike kanë shpërndarë te TEG-u një fletushkë ku denoncohej shtypja e minatorëve të Bulqizës nga kryeoligarku Samir Mane. Sipas dëshmive, një numër i madh policësh privatë dhe gangsterësh pa uniformë i kanë futur me zor aktivistët në një dhomë të vogël brenda TEG-ut dhe për mbi 15 minuta kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre. Shtatë vajza dhe djem janë goditur me grushte në trup dhe shkelma në bark. Në skena që kujtojnë torturat çnjerëzore të kampeve si Guantanamo, aktivistët janë detyruar të shtrihen përtokë dhe aty janë goditur sërish, sharë me fjalor rrugaçëror dhe kërcënuar me jetë nga qentë e ndërsyer të Samir Manes, të cilët çmendeshin sa herë përmendej emri i padronit të tyre dhe i minatorëve të pushuar nga puna”-shkruhet në njoftimin e OP.

Aksioni i aktivistëve është në vazhdimin e veprimeve të tyre në mbrojtje të minatorëve të Bulqizët ku 4 prej tyre janë shkarkuar nga puna nga kompania në pronësi të Samir Manes. Minatorët ishin pjesë e protestave sindikale në Bulqizë për mbrojten e të drejtave të tyre.

Në rrjetet sociale Organizata Politike ka denoncuar se në polici ku 4 aktivistët ndodheshin nuk janë lejuar të shkojnë avokatët mbrojtës të tyre.

Policia e Edi Ramës po pengon avokatët që të takojnë aktivistët e arrestuar. Pavarësisht se djemtë janë maxhorenë, kërkohet deklaratë noteriale nga familjarët e të arrestuarve. Sot është ditë pushimi për noterët dhe familjarët e shokëve tanë ndodhen në qytete larg Tiranës.

Po ashtu, policia e komisariatit nr.1 nuk ka thërritur ende mjekun ligjor që do të verifikonte shenjat e dhunës së rojeve të Samir Manes”-thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Në dëshminë me video një nga aktivistet pas daljes nga komisariati nr:1, ajo shpjegon të gjithë ngjarjen që nga përplasja te qendra tregtare dhe te shoqërimi në polici ku ata kanë dhënë deklaratat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *