Vendosni fjalën kyçe....

Merkel do zhvillojë takim me Erdogan, pritet arritja e paktit për emigrantët


Kancelarja gjermane Angela Merkel po planifikon të zhvillojë një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në janar, sipas një raporti të medieve gjermane.

E përditshmja “Sueddeutsche Zeittung” raportoi se Merkel pritet të fluturojë në Ankara për takimin rreth paktit Gjermani-Turqi për emigrantët.

Megjithatë një zëdhënëse e qeverisë gjermane nuk pranoi të konfirmojë vizitën duke deklaruar se ata njoftojnë takimet e kancelares çdo të premte.

Erdogan ka paralajmëruar se një valë e re migracioni mund t’i drejtohet Europës për shkak të sulmeve ajrore në veri të Sirisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *