Vendosni fjalën kyçe....

Ortek në një qendër skish në Zvicër, plagosen dy persona


Dy persona u lënduan nga një ortek në një qendër të njohur të skive pranë qytetit zviceran Andermatt.

Katër persona të tjerë shpëtuan pa lëndime. Policia dhe rojet kontrolluan vendin ku ra ortaku pas dyshimeve se mund të ketë më shumë njerëz të ngujuar në borë.

Një zëdhënës i policisë tha se orteku ishte mjaft i madh. Agjencia gjermane DPA ka raportuar se bora e madhe që ka rënë ditët e fundit, ka ngritur nivelin e rrezikut të ortekut në shkallën e tretë që nënkupton një rrezik të madh.

Dy personat e plagosur u transportuan me helikopter në spital, transmeton KosovaPress.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *