Vendosni fjalën kyçe....

Avioni përplaset me ndërtesën në Kazakistan, 15 viktima dhe dhjetra të plagosur


Një aeroplan që transportonte 100 pasagjerë u përplas në një ndërtesë dykatëshe gjatë fluturimit në Kazakistan, duke lënë të paktën 15 persona të vdekur

Aeroplani Bek Air po shkonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Almaty drejt kryeqytetit të vendit Nursultan kur ai humbi lartësinë rreth orës 7:22 të së premtes me kohën lokale, raportoi BBC.

Aeroplani goditi një pengesë betoni përpara se të binte në ndërtesë, thanë zyrtarët e aeroportit Almaty.

“Ka 15 të vdekur në vendin e përplasjes”, tha qeveria e qytetit Almaty në një deklaratë përmes kanalit të saj. Dhe 17 pacientë të tjerë po trajtoheshin në spital në një “gjendje të rëndë”.

Gjithsej 35 persona u tha se janë plagosur. Në bord kishte 95 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Në një deklaratë në faqen e saj në Facebook, aeroporti tha se nuk kishte zjarr dhe një operacion shpëtimi u zhvillua menjëherë pas rrëzimit.

Fotografitë dhe videot e rrënojave treguan aeroplanin e zbrazur të ulur në mes të rrënojave të një shtëpie me tulla.

Shkaku i përplasjes do të hetohet, thanë zyrtarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *