Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet e Ndrangheta-s, Veliaj: U regja me këtë punë, jam në fazën kur i marr me sportivitet


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar sot përgjimet e antimafias italiane lidhur me Ndranghetën dhe lidhjen me Shqipërinë, e në veçanti me Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” në televizionin “News 24”, Veliaj tha se ai është në fazën që i merr me sportivitet këto akuza, që sipas tij nëse do ishin të vërteta do kishin vajtur në prokurori. Ai tha se këto ishin sulme që vijnë sa herë ka një projekt apo jemi në prag zgjedhjesh.

 “Shiko u regja me këtë punë. Sa herë fillon një projekt, sa herë jemi duke bërë gjëra të bukura, sa herë jemi prag zgjedhjesh, fillon e gjithë llogoreja. Jam në fazën kur i marr me sportivitet, sepse po të ishin të vërteta do kishin vajtur në prokurori, do kishin bërë hetimet dhe në momentin që kjo është bërë një rutinë parazgjedhore, jam tek faza ku thjesht argëtohem dhe dua të vazhdoj punën.

E kam pasur gjithmonë tundimin, që para 6 vitesh, filluan me këndin e lodrave, jo po do bëhet pallat, jo po mafia, jo po kështu. KËshtu që në këtë fazë jam regjur.

Do doja të mos kishim një politikë të tillë, të ulët, do doja që politika të ishte e bazuar tek idetë. Kam folur dhe me kolegët e ambasadës italiane, dhe me kolegët e drejtësisë, as nuk i njohin këta persona, as nuk kanë ardhur ndonjëherë në bashki. Ne mund të jemi të ulur këtu dhe dikush është duke pirë kafe në Durrës dhe po na sheh, e thotë ta zgjidh unë me Bashkimin, ta zgjidh unë me lalin.

Pyetja është çfarë zgjidh, a e ke zgjidhur dhe a ke tentuar. Po që njerëzit mund të ëndërrojnë dhe të fantazojnë dhe mashtrojnë njeri-tjetrin, ky është një vend që nuk të burgos për këto. Por nëse do ishte bërë ndonjë gabim, nëse dikush do kishte dhënë një leje, ose nëse ne do kishim hyrë në negociata me këta lloj mitomanësh dhe mashtruesish, atëherë PO do kishte përgjegjësi. Për sa kohë nuk i kemi në refene dhe as nuk i dimë kush janë le ta përdorin për fushatë, por unë besoj se njerëzit janë të zgjuar dhe i kanë parë në 30 vite të gjithë sharlatanët që bubërrojjnë në kohë fushate, në pamundësi për të thënë se çfarë mund të bëjnë për qytetin dhe për vendin.”– deklaroi Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *