Vendosni fjalën kyçe....

Albert Hughes, boksieri 70 vjeçar që ngjitet akoma në ring


Albert Hughes, është boksier dhe është futur në librin e rekordeve “Guinness” pasi mundi një rival 43-vjeçar.

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por Hughes mban plot 70 vite mbi supe, duke u bërë boksieri më i vjetër në botë që qëndron aktiv në këtë sport.

Boksieri nga Kentaki i Shteve të Bashkuara ngjitet në ring prej vitit 1975 dhe nuk e ka humbur shkëlqimin as në këtë moshë.

Këtë e tregoi me goditjet ndaj kundërshtarit, edhe pse të ngadalta dhe jo shumë të befasishme.

Hughes theu rekordin e boksierit Brit Stifen, i cili qëndroi në ring deri në moshën 60-vjeçare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *