Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja me thikë në Durrës, policia arreston autorin e dyshuar


Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ditës së djeshme ku mbeti i vrarë një 33-vjeçar.

Efektivët e policisë së Durrësit arrestuan Arbër Kotën i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me thikë shtetasin Idajet Dulla.

Viktima ndërroi jetë pas plagëve të marra në spitalin e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë një 33-vjeçar.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me  mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *