Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në flakë jahti luksoz i Marc Anthony (VIDEO)


Jahti luksoz i Marc Anthony ka shpërthyer në flakë në Miami. “TMZ” shkruan se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, kur ekipi i i zjarrfikësve ka shkuar jo vetëm për të shpëtuar jahtin e këngëtarit por anijet e tjera që rrezikonin gjithashtu.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por për fat të mirë askush nuk ishte në bord në kohën e incidentit.

Jahti i Marc Anthony është vlerësuar me rreth 7 milion dollarë. Ai përmban 5 kabina dhe vende për të fjetur për 12 persona… ka pajisje si një BBQ, TV satelitor, wifi, një xhakuzi…

Këngëtari e kishte shpallur për shitje këtë jaht në fillim të këtij viti, por mesa duket është akoma ai pronari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *