Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj betohet te Presidenti: Do e kryej detyrën me përgjegjësi


Arben Ahmetaj është betuar sot te presidenti i Republikës Ilir Metaj, për të marrë rolin e ri si ministër i shtetit për Rindërtimin.

Ceremonia u zhvillua paraditen e sotme në Presidencë.

“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”- tha Ahmetaj me dorën në Kushtetutë.

Meta i uroi Ahmetajt suksese në detyrën e re. Ahmetaj u emërua si ministër i Shtetit për Rindërtimin nga kryeministri Edi Rama pas tërmetit të 26 nëntorit. Ky post nuk ekzistonte më parë.

Ahmetaj ka qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në vitet 2013-2015. Më vonë në vitin 2016, Rama e emëroi atë si ministrin e ri të Financave, pozicion të cilin e ka mbajtur deri në janar të këtij viti, kur kryeministri ndryshoi gjysmën e qeverisë pas protestave të studentëve. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *