Vendosni fjalën kyçe....

“S’marr pjesë në takimin rajonal ku është edhe Serbia” – Thaçi refuzon ftesën e Ramës


Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka refuzuar pjesëmarrjen në samitin e Tiranës, ku marrin pjesë liderë të Ballkanit Perëndimor, ndër të cilët edhe presidenti serb, Vuçiç.

Në reagimin e tij, kreu i shtetit të Kosovës falenderon kryeministrin Rama për mbështetjen, por thekson se Serbia mbetet pengesë serioze për konsolidimin e shtetit të Kosovës.

‘Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, e falënderoj për ftesën për pjesëmarrje në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Si President dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe një herë shpreh mirënjohjen më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë. Mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i përhershëm. Mirëpo, për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet. Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë.’ – shkruan Thaçi.

Më tej, Thaçi thekson se Serbia ka kryer gjenocid ndaj qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm që i mohon krimet por vijon të mos e pranojë ekzistencën e saj.

Ai shton se Kosova synon anëtarësimin në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e nismave eksperimentale ai ajo për të cilën po zhvillohet takimi i Tiranës.

‘Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës. Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Fundja, Kosova synon anëtarësim në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e iniciativave eksperimentale rajonale, që janë rezultat i paaftësisë së BE-së për t’ia hapur dyert e anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.’ – shton ai.

Në fund presidenti i Kosvës thotë se rrethanat që çuan në mungesën e Kosovës në takimet e Novi Sadit e Ohrit nuk kanë ndryshuar e për këtë arsye Prishtina refuzon të marrë pjesë në këtë takim.

‘Në fund, dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë. HTH’ – mbyll reagimin Thaçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *