Vendosni fjalën kyçe....

E quajti shitëse, ministri estonez i kërkon falje kryeministres së Finlandës


Presidentja e Estonisë ka kërkuar falje pasi ministri i brendshëm i vendit të tij e quajti kryeministren e re të Finlandës si “një shitëse”.

Presidentja Kersti Kaljulaid tha se ajo ishte e “turpëruar” nga komentet e Mart Helme, 70 vjeç, i cili drejton partinë populiste të ekstremit të djathtë Ekre.

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, është kryeministrja aktuale më e re në botë, në moshën 34 vjeçe. Ajo kryeson një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera, të gjitha të udhëhequra gjithashtu nga gra.

Siç shkruan BBC, kur ajo u zgjodh në këtë post, ministri estonez Helme e komentoi atë gjatë një fjalimi.

“Tani ne shohim se si një vajzë shitëse është bërë kryeministre dhe si disa aktivistë të tjerë të rrugës dhe njerëz jo të arsimuar janë bashkuar gjithashtu në kabinet”– tha Helme.

Zonja Marin ka punuar si asistente shitjesh para se të shkonte në universitet dhe të fillonte një karrierë politike. Ajo ishte personi i parë në familjen e saj që mbaroi shkollën e mesme dhe shkoi në universitet.

Helme tha që komentet e tij ishin keqkuptuar dhe i kërkoi ndjesë zonjës Marin.

Ai tha se kishte për qëllim të “pranojë se është e mundur të arrish vetë përmes punës nga një nivel i ulët shoqëror në politikë të lartë”.

“Nëse dikush e ka keqkuptuar… atëherë me të vërtetë dua të them që po i kërkoj falje kryeministres së Finlandës”– tha Helme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *