Vendosni fjalën kyçe....

Del ekspertiza: Themeluesi i Helmetave të Bardha, James Le Mesurier vdiq nga rrëzimi


Një ish-ushtar britanik që ndihmoi në themelimin e grupit vullnetar të “Helmetave të Bardha” të Sirisë ka ndërruar jetë si pasojë e rrëzimit.

James Le Mesurier u gjet i vdekur në rrugë poshtë dritares së apartamentit të tij në zonën Beyoglu të Stambollit më 11 nëntor.

Transmetuesi shtetëror TRT zbuloi të hënën se shkaku i vdekjes ishte “trauma e përgjithshme e trupit e lidhur me një rënie nga lartësia”, citon BBC.

Asnjë ADN që i përket një personi tjetër nuk u gjet. Ndërkohë kanali privat i lajmeve NTV tha se një raport toksikologjie tregonte se Le Mesurier, 48 vjeç, kishte marrë pilula gjumi.

Javën e kaluar, agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se gruaja suedeze e Le Mesurier, Emma Winberg, i kishte thënë policisë se i shoqi mendonte vetëvrasje në ditët para vdekjes së tij dhe kishte filluar të merrte ilaçe për shkak të stresit.

Ajo tha se natën e vdekjes së tij Le Mesurier kishte marrë një pilulë gjumi në orën 02:00. Ai u zgjua kur ajo shkoi në shtrat rreth dy orë e gjysmë më vonë dhe e pyeti nëse edhe ajo dëshironte një pilulë gjumi.

Zonja Winberg thuhet se u zgjua midis orës 05:30 dhe 06:00, kur policia trokiti në derën e banesës së tyre. Më pas ajo pa trupin e burrit të saj.

Le Mesurier konsiderohej si një nga themeluesit e Helmetave të Bardha. Organizata, e cila njihet edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë, ndihmon në shpëtimin e civilëve të kapur nga sulmet në zonat e Sirisë që kontrollohen nga kundërshtarët e presidentit Bashar al-Asad.

Në vitin 2016, Helmetat e Bardha nominuan për çmimin Nobel për Paqen. Por qeveria Siriane dhe aleatët e saj, Rusia dhe Irani i kanë akuzuar Helmetat e Bardha se ka bashkëpunuar me grupet terroriste – diçka që organizata e ka mohuar.

Një javë para se të vdiste, ministria e jashtme ruse e akuzoi Le Mesurier si ish agjent i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, i njohur si MI6.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *