Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha mesazh britanikëve: Do ia dalim mbanë e do takohemi sërish


Mbretëresha Elisabeth iu drejtua publikut britanik me një fjalim historik teksa vendi përballet me pandeminë Covid-19.

Monarkja i nxiti ata që të bashkohen në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit në një fjalim që u transmetua në televizionet e vendit.

Duke folur nga Kështjella Windsor, ku monarku 93-vjeçare po izolohet me Princin Filip, ajo u tha miliona britanikëve që shikonin nga shtëpia: ‘Nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, atëherë do ta kapërcejmë këtë gjë.’

Ndërhyrja e jashtëzakonshme e Madhërisë së saj është hera e pestë që ajo i është drejtuar kombit gjatë mbretërimit të saj 67-vjeçar dhe vjen ndërsa numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar nga pandemia është afër 5,000, me 621 vdekje të reja sot.

Ajo përmendi frymën e Luftës së Dytë Botërore, duke përsëritur fjalët e famshme të Vera Lynn, ndërsa i premtoi kombit: ‘Ne do të takohemi përsëri’.

Monarkja lavdëroi NHS (National Health Service), duke falënderuar punonjësit për punën dhe sakrificën e tyre në betejën kundër virusit.

Ajo tha: “Dua të falënderoj të gjithë në vijën e parë të NHS-së, si dhe punonjësit e kujdesit dhe ata që kryejnë role thelbësore, të cilët në mënyrë vetëmohuese vazhdojnë detyrat e tyre të përditshme jashtë shtëpisë, në mbështetje të të gjithëve. Jam i sigurt se kombi do të bashkohet me mua për t’ju siguruar se ajo që bëni ju vlerësohet dhe çdo orë e punës suaj të vështirë na sjell më pranë kthimit në kohë më normale.”

‘Unë po ju flas në atë që di se është një kohë gjithnjë e më sfiduese. Një kohë përçarjeje në jetën e vendit tonë: një përçarje që u ka sjellë pikëllim te disa, vështirësi financiare për shumë njerëz dhe ndryshime të mëdha në jetën e përditshme të të gjithëve. Shpresoj që në vitet në vijim të gjithë do të jenë në gjendje të krenohen me mënyrën sesi iu përgjigjën kësaj sfide. Dhe ata që vijnë pas nesh do të thonë se britanikët e këtij brezi ishin po aq të fortë sa çdokush. Se atributet e vetë-disiplinës, të një vendosmërie të qetë dhe të ndjenjës së bashkëqytetarisë karakterizojnë akoma këtë vend. Krenaria se kush jemi ne nuk është pjesë e së kaluarës sonë, ajo përcakton të tashmen dhe të ardhmen tonë.’ – shtoi ajo.

*Video Credit: BBC


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *